Njohja e Republikës së Kosovës nga pesë vendet e Bashkimit Evropian, është lajmi i madh i radhës që vjen pas anëtarësimit në KiE

Njohja e Republikës së Kosovës nga pesë vendet e Bashkimit Evropian, është lajmi i  madh i radhës që vjen pas anëtarësimit në KiE
Njohja e Republikës së Kosovës nga pesë vendet e Bashkimit Evropian, është lajmi i  madh i radhës që vjen pas anëtarësimit në KiE

Gjon keka

  • 28 March 2024 - 19:05

Shkruan: ANALISTI-Gjon Keka

Kosova e ka të ardhmen në familjen dhe institucionet evropiane dhe euroatlantike prandaj sa më parë t'i bashkohet asaj aq më mirë është për vetë Unionin Evropian por edhe për Kosovën dhe kontinentin në përgjithësi sidomos për rajonin e Evropës Juglindore ku do të mbylleshin të gjitha vrimat e zeza të konflikteve të hapura dhe do të mbizotëronte paqja,liria,demokracia dhe hapja ndaj botës së dritës,shkencës dhe të zhvillimit të përgjithshëm. -Pas këtij hapi të madh, tani është e rëndësishme të bëhen lëvizje me fat për të gjetur aleatë në Evropë që e mbështesin fuqishëm rrugën e Kosovës drejtë anëtarësimit të plotë në Këshillin e Evropës.

Po ashtu ky proces i hapi rrugë thirrjeve të mëparshme të Kosovës dhe të miqve që pesë nga vendet e Bashkimit Evropian që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës tani të lëvizin në përgatitjen e rrugës për ta rrumbullakësuar edhe ato vende njohjen e Kosovës dhe kështu të fitojë Drejtësia dhe Vetëvendosja e popullit të Kosovës për të jetuar i lirë, i pavarur dhe brenda familjes së përbashkët të kombeve evropiane. Njohja nga pesë vendet e Bashkimit Evropian në të ardhmen do të ishte parasë gjithash një fitore për politikën e kabinetit evropian e cila do ta forconte Bashkimin Evropian dhe parimet e saj të lirisë,demokracisë dhe integrimit në sistemin e tyre të përgjithshëm, pastaj e kabinetit të Kosovës që aspiron t'i bashkohet këtyre vlerave dhe kësaj bote demokratike të kombeve evropiane,të civilizuara dhe mbi të gjitha fitore e drejtësisë. Data 27 mars 2024 është fillimi i procesit të njohjes de facto të Kosovës si shtet nga Evropa në përgjithësi, madje ky hap i natyrshme dhe i domosdoshëm e vendimtar ia hap sytë edhe vendeve tjera mos njohëse si të Evropës ashtu edhe të vendeve tjera në botën demokratike që ta njohin Kosovën sa më parë. Ky lajm i mirë tregon se Kosova po bënë hapa me domethënie historike për kohën në të cilën gjendemi, është zënë momenti historik ku Kosova si shtet duhet ta shfrytëzoj bashkë me miqtë dhe aleatët e saj që të përmbyllet me vulën e Bashkimit Evropian dhe integrimit të Kosovës në këto institucione me njohjen e plotë të saj. Kosova e ka të ardhmen në familjen dhe institucionet evropiane dhe euroatlantike prandaj sa më parë t'i bashkohet asaj aq më mirë është për vetë Unionin Evropian por edhe për Kosovën dhe kontinentin në përgjithësi sidomos për rajonin e Evropës Juglindore ku do të mbylleshin të gjitha vrimat e zeza të konflikteve të hapura dhe do të mbizotëronte paqja,liria,demokracia dhe hapja ndaj botës së dritës,shkencës dhe të zhvillimit të përgjithshëm. Tani që ka mbetur që pas hapit themeltar të rrugës apo pas nisjes së trenit të pandalshëm e historik dhe me vetëm një qëllim drejtë anëtarësimit në Këshillin e Evropës,atëherë tani është shumë e rëndësishme që Kosova dhe institucionet e saj respektivisht diplomacia të aktivizohet fuqishëm dhe të qëndrojë krah për krah dhe në lidhje të ngushtë me miqtë në Këshillin Evropës që edhe debati plenar - parlamentar i cili do të vijoj në mesin e Prillit të arrijë të konkretizojë këtë rrugëtim historik dhe këto hapa të natyrshëm të Kosovës ,ashtu që pas dhënies së dritës së gjelbër Kosova të futet brenda afateve për pranim të plotë në Këshillin e Evropës brenda muajit Maj dhe kështu të përfundoj treni i nisur me qëllimin fisnik të anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë të rëndësishme të Evropës pra në Këshillin e Evropës. Në bazë të votimit të 27 marsit shihet se shumica e anëtarëve aty janë krah Kosovës pra e duan Kosovën brenda Këshillit të Evropës dhe kjo është tepër e rëndësishme që Kosova si shtet të ketë suksesin e saj të garantuar dhe fitoren historike të së drejtës së saj për t'iu bashkuar kësaj shtëpie,vlerave dhe parimeve të kësaj organizate evropiane me anëtarësimin e plotë të saj në Këshillin e Evropës. Dhe krejt në fund është për t'u gëzuar që shteti ynë Kosova i ndërtuar mbi djersë dhe gjak për liri,demokraci e pavarësi,po ecën në rrugën e natyrshme të anëtarësimit të saj si në Këshillin e Evropës ,të NATO-s dhe në një të ardhme të afërt në Bashkimin Evropian. Si duket viti 2024 fillojë si një vit i mbarë për shtetin e Kosovës së pari me pranimin si anëtarë i asociuar në NATO dhe tani më 27 mars fillimi saj i hyrjes në Këshillin e Evropës. Uroj që sa më parë ta shoh Kosovën tonë si pjesë të të gjitha institucioneve evropiane ,pra brenda familjes evropiane aty edhe ku i takon historikisht dhe natyrshëm vendi asaj.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".