Provokimet e Serbisë me qytetarët nëpër pikë-vendkalimet kufitare, destabilizim i rajonit

Provokimet e Serbisë me qytetarët nëpër pikë-vendkalimet kufitare, destabilizim i rajonit
Provokimet e Serbisë me qytetarët nëpër pikë-vendkalimet kufitare, destabilizim i rajonit

Nexhat Haziri

  • 18 April 2024 - 19:12

Shkruan: ANALISTI-Nexhat Haziri

Ky veprim ka nxjerrë një sipërfaqe edhe një herë një Serbi e cila nuk dallon e as nuk dëshiron të ndryshojë nga ajo që ishte, pra nga Serbia e Millosheviqit si faktor destabilizues jo vetëm i rajonit të Ballkanit, por duke qenë edhe aleat i Rusisë së Putinit, synon që ta destabilizojë edhe Evropën, sidomos në drejtim të pengimit të integrimit të rajonit tonë në BE dhe struktura të tjera perëndimore.

 

Bllokimi dhe ndalimi i qytetarëve të Kosovës nga ana e Serbisë në territorin e saj, konkretisht në vendkalimet kufitare me Hungarinë dhe Kroacinë, tregon qartë se Serbia nuk është e gatshme që me Kosovën të ketë raporte fqinjësore dhe normale, duke i shkelur edhe marrëveshjet të cilat i ka nënshkruar dhe është pajtuar me to në raport me Kosovën dhe të ndërmjetuara nga Bashkim Evropian, siç është ajo e lëvizjes së lirë të mallrave dhe qytetarëve. Përmes këtij veprimi, Serbia nxori dufin ndaj qytetarëve të Kosovës si shkak i humbjes së saj në betejën për ta penguar Kosovën në anëtarësimin e saj në Këshillin e Evropës.

 

Ky veprim ka nxjerrë një sipërfaqe edhe një here një Serbi e cila nuk dallon e as nuk dëshiron të ndryshojë nga ajo që ishte, pra nga Serbia e Millosheviqit si faktor destabilizues jo vetëm i rajonit të Ballkanit, por duke qenë edhe aleat i Rusisë së Putinit, synon ë ta destabilizojë edhe Evropën, sidomos në drejtim të pengimit të integrimit të rajonit tonë në BE dhe struktura të tjera perëndimore. Është e habitshme që reagimet e Brukselit por edhe të Uashingtonit lidhur me veprimet e fundit të Serbisë, te jenë aq të vakëta, kur Beogradi zyrtar hapur po e kërcënon jo vetëm Kosovën, BH dhe Malin e Zi, por edhe vet BE-në me një model të destabilizimit të njëjtë me atë që po e përdorë Rusia e Putinit, reagimet nga Brukseli dhe Uashingtoni do të duheshin të ishin shumë më serioze, me të qarta dhe më të vendosura, në mënyrë që Serbisë t'i tregohet se nuk do të lejohej që të minojë projektet e vendeve fqinjë për anëtarësim dhe integrime në strukturat euro-atlantike.

 

Vazhdimi i tolerimit të Serbisë nga ana e perëndimit, do ta dëmtoj vet projektin e BE-së për zgjerim edhe në Ballkanin perëndimor, por do të krijoj edhe hapësirë për shtrirje të ndikimit të Rusisë dhe të interesave të saja ekonomike, politike dhe të sigurisë me çka rajoni i Ballkanit do të jetë një fushëbetejë e ardhshme e konflikteve ndër etnike e që kanë synim edhe dëmtimin e projektit të mbrojtjes së shteteve anëtarë të NATO-s, siç janë Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Pra, Serbia me këto veprime po e teston gatishmërinë dhe seriozitetin e perëndimit në raport me Ballkanin

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".