BE-ja me masa ndëshkuese ndaj dy shteteve të Ballkanit në konflikt Serbisë dhe Kosovës!

BE-ja me masa ndëshkuese ndaj dy shteteve të Ballkanit në konflikt Serbisë dhe Kosovës!
BE-ja me masa ndëshkuese ndaj dy shteteve të Ballkanit në konflikt Serbisë dhe Kosovës!

Agim Bajrami

  • 23 April 2024 - 16:16

Shkruan: ANALISTI-Agim Bajrami

Masat e lajmëruara ndëshkuese të BE-së, për dy vendet konfliktuoze ballkanike, tani për Serbinë dhe më vonë me mundësi edhe për Kosovën, është qasje për tu mirëpritur, se BE-ja tani më, e ka më se të qartë, se vendet kandidate për integrim në BE, ose do të duhej të punojnë për arritjen e kritereve për anëtarësim ,ose do të duhej të izolohen ,dhe e keqja e tyre malinje, mos të lejohej të përhapej në vendet dhe popujt e tjerë që punojnë për ardhmërinë e tyre evropiane.

 

BE-ja ,tani më e ka kuptuar, se me përkëdheljen e mendësisë së lidershipit konfliktuoz ballkanik, dhe të popullsisë së tyre, me kulturë të formimit mesjetar religjioze, është e pa mundur që të bëhen partnere bashkëpunuese , në adaptimin e vlerave evropiane në brendinë e identitetit të tyre nacional, të cilat me forcë i rezistojnë transformimit të tyre, nga mesjeta e errët religjioze në vlerave civilizuese evropiane.

 

Shoqëritë e tilla ballkanike të mendësisë mesjetare bizantine, integrimin e tyre në BE e shohin vetëm për përfitimin nga fondet zhvillimore që ndanë BE-ja për vendet aspirante për integrimet evropiane, dhe për mbajtjen e pushtetit të lidershipit të tyre, por jo edhe për bërjen e reformave shoqërore në fokusimin e arritjes dhe përmbushjes së kritereve që në kohën sa më të afërt të bëhen anëtare të plota të BE. Shtetet e Ballkanit perëndimor , e sidomos, Serbia , por edhe Kosova , në politikat e tyre kombëtare, janë të përqendruara tërë kohën , njëra kundër tjetrës. Serbia duke përdorur manovrat mashtruese për opinionin e brendshëm ,për rrezikun nga "armiku imagjinar,SHBA dhe BE-ja, e Kosova" ,dhe forcat ushtarake e policore , çdo dy tre herë brenda muaj i detyrojnë që arsenalin e teknikës ushtarake kinezo, ruse e iraniane, të lëvizin përgjatë zhvillimeve të stërvitjeve luftarake, për rreth kufirit me Kosovën ,për të demonstruar fuqi primitive e qyqare ndaj fqinjit të vetë,madje edhe për dërguar në mënyrë tinëzare e duke sulmuar policinë e Kosovës, përmes grupeve terroriste ,ne emër të ndonjë koncepti absurd mesjetar, të "popullit hyjnor serb" në të drejtën për të pushtuar territore apo në emër të mbrojtjes së qytetarëve kosovarë të etnisë serbe, dhe nga kush , nga bandat dhe grupet kriminale të instaluara nga vetë Beogradi, për t'i kundërshtuar institucionet dhe agjencitë linjë zbatuese në Kosovë.

 

Dhe Kosova në anën tjetër, duke ra në provokimet dhe lojërat e ulëta serbe,në vend të bashkëpunimit me bashkësinë ndërkombëtare në Kosovë, për të ndjekur e koordinuar politika paqësore konstruktive, për qeverisje demokratike, sundim të ligjit ,barazi qytetare para ligjit, e respektimin e të drejtave dhe lirive të komuniteteve pakicë, në suazat e konventave evropiane për të drejtat e komuniteteve pakicë. Politikë bërësit kosovar, krejt kohën e shpenzojnë ,duke u shpjeguar zyrtarëve të diplomacisë ndërkombëtare, se kush është Serbia, dhe autoritetet e saja zyrtare, çfarë qeverisje drejtojnë,dhe çka, dhe si duhet diplomacia ndërkombëtare të sillej dhe të bisedoj me Ta. Ndërsa të dy palët, Kosova dhe Serbia, harrojnë dhe nuk e kanë në agjendat e tyre kombëtare, se si të zhvillojnë,politikat e tyre reformuese në strukturat shoqërore e shtetërore, në përafrimin e vendeve të tyre, me standardet e kërkuara, për integrimin e tyre në BE. Dhe masat e lajmëruara ndëshkuese të BE-së, për dy vendet konfliktuoze ballkanike, tani për Serbinë dhe më vonë me mundësi edhe për Kosovën, është qasje pwr tu mirëpritur , se BE-ja tani më, e ka më se të qartë , se vendet kandidate për integrim në BE, ose do të duhej të punojnë për arritjen e kritereve për anëtarësim ,ose do të duhej të izolohen ,dhe e keqja e tyre malinje, mos të lejohej të përhapej në vendet dhe popujt e tjerë që punojnë për ardhmërinë e tyre evropiane.


Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".