Pezullimi i masave të pa drejta kundër Kosovës një veprim i mençur i BE-së që duhet të ndodhë

Pezullimi i masave të pa drejta kundër Kosovës një veprim i mençur i BE-së që duhet të ndodhë
Pezullimi i masave të pa drejta kundër Kosovës një veprim i mençur i BE-së që duhet të ndodhë

Blerim Burjani

  • 23 April 2024 - 16:23

 Shkruan: ANALISTI-Blerim Burjani

Do të ishte një qasje politike dhe diplomatike shumë pozitive nga ana e BE-së, sikur të merrej tash vendimi dhe të hiqen masat kundër Kosovës, mirëpo me sa po duket, akoma nuk ka qartësi në këtë drejtim dhe nuk dihet se si e kur do të ndodhë sepse ende po bëhet politikë jo e qartë.

 

Kosova e ka obligim asociacionin, por në anën tjetër kanë vërejtje për sjelljen e Vuçiqit për serbët e veriut, ku ende perëndimi po bënë politikë bilanci. Pra mundë të ketë pak balancim në trajtimin e palëve në mes Kosovës dhe Serbisë,por mbetet ende për ta analizuar apo duhet të ketë sjellje të tjera të perëndimit në këtë drejtim. Situata është akoma e mjegullt, ende s’ka qartësi, duhet të pritet edhe pak kohë se çfarë do të ndodhë. Ideja ndërkombëtare për asociacionin nuk është e thjeshtë , është asociacion me garanci vetëqeverisëse që tejkalon respektimin e normativave kushtetuese. E tentativë ndërkombëtare është me ndërhy edhe në Gjykatën Kushtetuese, për mos me prish asnjë draft ndërkombëtar.

 

Dihet se kjo gjykatë është votuar politikisht në Kuvend, aty ku janë njerëzit jo të denjë profesionalisht. Andaj edhe tani ata që e kanë votuar bëjnë trysni për ta quar çështjen e draft statutit sa më shpejtë në Gjykatë dhe aty me ndërhy. Kjo është e pa pranueshme. Nuk ka garanci këtu nga askush se mundë të ketë pavarësi dhe profesionalizëm në komentim dhe në interpretim, por ka vetëm përpjekje për akomodim të Serbisë në një mënyrë në Kosovë. Kjo trysni nuk bëhet fare për serbët kosovar por për vetë Serbinë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".