Bimët që ruajnë shëndetin e femrave

  • 14 November 2017 - 14:34
Bimët që ruajnë shëndetin e femrave

Në vijim ju sjellim listën e ilaçeve natyrale që më së miri ndikojnë te femrat.

KANTARIONI

Për të ruajtur shëndetin e florës vagjinale sugjerohet ta shpëlani me çajin bimor nga kantarioni. Çaji nga kantarioni përgatitet me 200 gr ujë të vluar dhe një lugë lule të thata të bimës. Të mbuluar e lini për së paku 10 minuta. Ilaç i mirë është edhe vaji i kantarionit.

TRUMZA

Trumza është pikërisht bimë femërore, e me këtë rast flet edhe fjalia e përfolur se: "aty ku rritet trumza, edhe femrat janë më të shëndetshme". Çaji nga trumza është ndihmë efikase kur femrat i kaplojnë vala e të nxehtit, që janë të shpeshta në menopauzë. Pos kësaj, ndihmon edhe te ndryshimet e shpejta në diskonim dhe te depresioni. Në mjekësinë popullore njihet si preparat që parandalon abortin, por edhe si çaj në muajin e fundit të shtatzënisë.

KUMAKU

Çaji nga kumaku përdoret për rregullimin e ciklit të rregullt menstrual dhe për pakësimin e dhimbjeve dhe ngërçeve. Kumakun duhet ta përdorin femrat që kanë ndryshime cistike në vezore. 

(Kosova Sot)