Ilaçi që mund t'ju ndihmojnë diabetikëve, aktualisht po testohet

  • 15 September 2018 - 21:34
Ilaçi që mund t'ju ndihmojnë diabetikëve, aktualisht po testohet

Në Kardif, ka filluar testimi i parë i ilaçit të ri në pacientët që vuajnë nga diabeti, tipi 1. Dy pacientë kanë ambër ilaçin i cili do të duhej t'ju ndihmonte në krijimin e qelizave që prodhojnë hormonin insulinë. Nëse testimi kalon me sukses,ilaçi do t'ju ndihmonte shumë njerëzve dhe do ta pakësonte nevojën për përdorim të injektim të përditshëm me insulinë. Njerëzit vuajnë nga diabeti, tipi 1, kur sistemi imun fillon t'i infektojë qelizat beta që prodhojnë insulinë. Insulina është hormon kyç që heq glukozën nga gjaku dhe e drejton kah qelizat tjera në trup. Personat që vuajnë nga kjo sëmundje duhet të injektojnë insulinën në injeksione disa herë brenda ditës.

PËR MOMENTIN NUK KA EFEKTE TË DËMSHME ANËSORE

Shkencëtarët nga Kardifi shpresojnë se ky ilaç do të ketë ndikim të madh pozitiv në jetën e këtyre personave. Aktualisht, pas tri ditë testimesh, asnjë nga pacientët nuk kishte pasur efekte të dëmshme anësore.

 

(Kosova Sot)