Formacioni më i dobët i javës në Ligën e Kampionëve (Foto)
Portali i njohur “Goal.com” ka publikuar formacionin e dështakëve të javës së dytë në Champions League.
Në këtë 11-she bëjnë pjesë shumë ‘yje’ të klubeve më të mëdha europiane pasi Real Madrid përfaqësohet me 3 lojtarë, Keylor Navas, Karim Benzema dhe Danilo, të cilët fajësohen për barazimin 2-2 përballë Dortmundit.
Pjesë e këtij formacioni është edhe dyshja e Barcelonës: Sergio Busquets dhe Paco Alcácer ndërsa në kampi bavarez bën pjesë edhe Arturo Vidal.
(Kosova Sot)