Evropiani i xhudos: Dardan Cena eliminohet në përballjen e parë

  • S.A /
  • 26 April 2024 - 12:38
Evropiani i xhudos: Dardan Cena eliminohet në përballjen e parë

Dardan Cena e ka mbyllur garimin e tij në Kampionatin Evropian të xhudos që po mbahet në Zagreb të Kroacisë, transmeton "Kosova Sot Online ".

Xhudisti kosovar u mposht nga italiani Manuel Parlati në raundin e dytë në kategorisë deri në 73 kilogramë.

Cena në raundin e parë kaloi pa luftë.

Sot po garon edhe Akil Gjakova i cili e ka fituar përballjen e parë po ashtu në kategorinë deri në 73 kilogramë.

(Kosova Sot Online )