Interi mposhtet edhe nga Sparta Praga (Video)

  • 29 September 2016 - 21:02
Interi mposhtet edhe nga Sparta Praga (Video)

Interi është mposhtur nga Sparta Prga edhe në ndeshjen e dytë të grupeve të Europa League, me rezultat 3-1.

Golat për çekët i shënuan Vaclav Kadlec (7’ dhe 25’) dhe Mario Holek në minutën e 76-të.

Për Interin golin e vetëm e shënoi veterani, Rodrigo Palacio në minutën e 71-të.

Skuadra italiane nga minuta e 75-të mbeti me një lojtar më pak, pasi që Ranocia u ndëshkua me të kuq.

Interi pas dy xhirosh pozicionohet në vendin e fundit në grup me zero pikë, ndërsa Sparta në pozitën e tretë më tre pikë. 

(Kosova Sot)