Flet heroi i Milanit, ja kujt ia dedikon golin (Video)

  • 22 October 2016 - 23:28
Flet heroi i Milanit, ja kujt ia dedikon golin (Video)

Manuel Locatelli është shprehur tejet i lumtur për golin që shënoi në derbi ndaj Juventusit, gol që ia siguroi tri pikë Milanit

Milani mposhti Juven në Serie A pas katër vjetëve, fal supergolit të Manuel Locatelli, i cili shënoi në minutën e 65’të.

Pas ndeshjes, 18 vjeçari tha se këtë gol ia dedikon Presidentit Silvio Berlusconi, pasi ai insistoi që Locatelli të promovohet në ekipin e parë.

“Jam shumë i lumtur”, tha Locatelli. “Këtë gol ia dedikoi Presidentit Berlusconi, i cili më kërkoi mua në ekipin e parë”.

(Kosova Sot)