Zyrtare: Rahoveci përforcohet me një basketbollist amerikan

  • 11 January 2017 - 16:31
Zyrtare: Rahoveci përforcohet me një basketbollist amerikan

Klubi i Basketbolli Rahoveci ka nënshkruar me basketbollistin amerikan, Rashan Bellinger.

Amerikani nga Phliadelifa, Rashan Bellinger ka nënshkruar me Rahovecin deri në fund të këtij sezoni, derisa është prezantuar nga anëtari i Bordit të KB Rahoveci, dhe pronari i kompanisë Stone Castle, Avdi Gecaj.

Bellinger  i lindur me 15 shtator të vitit 1987, gjatë karrierës së tij  ka qenë pjesë e skuadrës së kolegjit Burlingon Country College, ku ka pasur një mesatare pre 23 pikëve për ndeshje.

Pas kësaj skuadre  Bellinger ka vazhduar lojën aktive në basketboll  në dy skuadra të Premier League basketboll, ndërsa aty mesataren e pikëve e ka pasur 15.86 për ndeshjen.

Në skuadrën e fundit La sale Olypmic në Bolivi Bellinger po ashtu ka shkëlqyer me performancën e tij duke arritur një mesatare prej 24 pikëve për ndeshje.

Bellinger sot do të përfshihet menjëherë  në stërvitjet e skuadrës dhe do te jetë i gatshëm për  ndeshjen ndaj Kerasan Prishtinës.

(Kosova Sot)