Ky klub gjerman e kërkon Bernard Berishën

  • 05 July 2015 - 09:11
Ky klub gjerman e kërkon Bernard Berishën

Mesfushori pejan që aktualisht është pjesë e Skënderbeut të Korçës, Bernard Berisha, ka përfunduar “radarët” e skuadrës së Bundesligas së dytë gjermane Duisburg. Siç raporton faqja e specializuar “derwesten.de”, në miqësoren e zhvilluar disa ditë më parë mes Skënderbeut dhe Duisburgut stafi teknik i klubit gjerman ka mbetur i mahnitur nga paraqitja e mesfushorit kosovar dhe është gati t’i paraqesë një ofertë zyrtare kampionëve të Shqipërisë për Bernard Berishën. Sipas faqes në fjalë 23-vjeçari shpeshherë i vuri në vështirësi mbrojtësit e Duisburgut me driblimet e shpejta, dhe teknikën e tij të lartë, ndërkohë që në më shumë se një rast provoi të godiste edhe portën. Bernard Berisha, i cili u transferua nga Besa e Kavajës te Skënderbeu, një vit më parë ka kontratë edhe për 1 tjetër edicion skuadrën korçare.

(Kosova Sot)