Zyrtare: Dardan Berisha braktis klubin polak (Foto)

  • 21 January 2017 - 20:30
Zyrtare: Dardan Berisha braktis klubin polak (Foto)

Basketbolli kosovar, Dardan Berisha nuk është më pjesë e klubit polak, Polfarmex Kutno, pasi kanë arritur marrëveshje për ndërprerjen e bashkëpunimit me klubin për arsye të shumta.  

Lajm i bujshëm vjen nga kampi i skuadrës polake, Polfarmex Kutno. Dardan Berisha nuk do të përfaqësojë mëngjyrat e klubit polak, pasi kontrata e tij do të zgjidhet me marrëveshje të dy anshme.

Basketbollisti pejan, pas një bisede me Krzysztof Szablowskim arriti në përfundimin se zgjidhja më e mirë për të dyja palët do të jetë përfundimi i bashkëpunimit. Të dy, të cilët çdo ditë janë miq të mirë, shtrënguan duart dhe u akorduan që kontrata e tij të zgjidhet në ditët e ardhshme.

Arsyet e prishjes së marrëveshjes janë të shumta, nga rezultatet frustuese, efikasitetit fatal apo i dobët i basketbollistit, por edhe problemet financiare të klubit që po kanë probleme në pagesat e lojtarëve. Berisha nuk ka i dhënë ekipit atë që pritej prej tij. Ai do të ishte udhëheqësi i ekipit të ‘Qytetit të trëndafilave’, por nuk e bëri këtë.

Sipas mediave polake, Berisha nuk dëshiron të kthehet në Kosovë dhe mund të mbetet ende në kampionatin polak, pasi sipas tyre ka disa skuadra të interesuara për shërbimet e tij. 

(Kosova Sot)

Image