Rikthehet kapiteni (Foto)

  • 20 February 2017 - 17:30
Rikthehet kapiteni (Foto)

Sergio Ramos ka lënë prapa lëndimin

Mbrojtësi dhe kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, ka lënë prapa lëndimin. 30 vjeçari pësoi një lëndim të lehtë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Napolit, duke u larguar nga loja në minutën e 71’të, i cili mungoi edhe ndaj Espanyolit.

Por, kapiteni i Los Blancos ka lënë prapa shqetësimet muskulore dhe është gati për sfidën e së mërkurës ndaj Valencias, ndeshje e vlefshme për xhiron e 16’të të La Ligas, e mbetur kjo për shkak të Kupës së Botës për Klube që u zhvillua në dhjetor të vitit të kaluar.

Spanjolli është stërvitur normalisht gjatë ditës së sotme me pjesën tjetër të skuadrës dhe pritet të zbresë në fushë nga minuta e parë kundër Valencias, në një stadium tejet të vështirë, aty ku vendasit kanë dështuar të marrin pikët e plota në dy sfidat e fundit në kuadër të La Ligas.

(Kosova Sot)