Ylli i Monacos gëzon gjigantët anglezë (Foto)

  • 20 February 2017 - 19:50
Ylli i Monacos gëzon gjigantët anglezë (Foto)

Ish lojtari i Real Madrid Castillas, Fabinho, u ka dërguar sinjale skuadrave angleze, që duan shërbimet e 23 vjeçarit

Ylli i Monacos, Fabinho, ka lënë ta hapur mundësinë e një transferimi të mundshëm në Premierligë, duke thënë se: “ndoshta një ditë mund të luaj në Angli”.

23 vjeçari brazilian ka qenë i lidhur me shumë klube nga Premierliga, si Manchester United, Arsenal e Manchester City, derisa thuhet se edhe Barcelona ka shfaqur disa herë interesim për të.

“E di se emri im është lidhur me disa klube nga Anglia, por jam i lumtur në Monaco momentalisht”, tha ai para përballjes me Manchester Cityn në Ligën e Kampionëve.

“Kam kontratë deri në vitin 2021, por Premierliga është një ligë që interesohet për mua dhe ndoshta një ditë do të luaj këtu”, u tha Fabinho gazetarëve në konferencën për media në “Etihad Stadium”.

(Kosova Sot)