Claudio Ranieri, trajneri i shkarkimeve

  • 23 February 2017 - 23:51
Claudio Ranieri, trajneri i shkarkimeve

Claudio Ranieri, trajneri italian, është shkarkuar disa herë gjatë karrierës.

Claudio Ranieri u shkarkua nga detyra e trajnerit të Leicester Cityt pas rezultateve të dobëta këtë sezon.

Por, për strategun italian shkarkimi nuk është risi. Ai gjatë karrierë është shkarkuar shumë herë..

Shkrimin e parë Ranieri e kishte përjetuar në vitin 1993 kur e larguan nga Napoli. Ai ishte shkarkuar edhe nga Chelsea në vitin 2004.

Të njëjtin fat Ranieri e pati edhe te Valencia, në vitin 2005, ku u shkarkua për shkak të rezultateve të dobëta.

Ai, në vitin 2009, u shkarkua nga Juventusi, derisa tre vite më vonë ishte larguar nga puna edhe te Interi.

Kurse, në vitin 2014, para se ta marr drejtimin e Leicester Cityt, Ranieri ishte shkarkuar nga përfaqësuesja e Greqisë.

(Kosova Sot)