Caktohen gjyqtarët për xhiron e 34-t në Superligë
Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka zbuluar emrat e zyrtarëve të deleguar për javën e 34-t në Superligën e Kosovës pas tërheqjes së shortit.
Të dielën do të zhvillohen të gjitha ndeshjet e kësaj xhiroje, të cilat do të nisin në ora 15:00,
Ballkani do të jetë nikoqir i Fushë Kosovës, Llapi e pret Malishevën, derisa Drita do të luajë si vendase ndaj Feronikelit ’74.
Dukagjini – Prishtina dhe Liria – Gjilani janë dy përballjet tjera të xhiros së 34-t.
(Kosova Sot Online)