Shpërthen ylli i Kombëtares

  • 25 March 2017 - 11:45
Shpërthen ylli i Kombëtares

Kombëtarja duhet t’iu rikthehet rezultateve pozitive dhe lojës së mirë, pasi në të kundërtën nuk do të shkojnë shumë larg, kështu mendon Elseid Hysaj.

Shqipëria ka pësuar humbjen e tretë me radhë në kualifikueset për botërorin “Rusia 2018”, duke u mposhtur 2:0 nga Italia.

Për këtë humbje u shpreh i irrituar Elseid Hysaj, që tha se Kombëtarja duhet të reagojë shpejt që të bëjë paraqitje sa më të mira në sfidat ndaj Izraelit, Lihtenshtejnit dhe Maqedonisë.

“Duhet ta harrojmë këtë humbje dhe të marrim në analizë gabimet e t’i rregullojmë për të fituar ndeshjet e tjera sepse ndryshe nuk mund të shkojmë larg”, ka deklaruar Hysaj. 

(Kosova Sot)