Pique thumbon tifozët e Realit për vërshëllimat, lëvdon ata të Barcës (Foto)

  • 20 April 2017 - 18:19
Pique thumbon tifozët e Realit për vërshëllimat, lëvdon ata të Barcës (Foto)

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, duke lëvduar tifozët e e Barcës, ka sulmuar ata të Real Madridit.

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, duke lëvduar tifozët e e Barcës, ka sulmuar ata të Real Madridit.

“Është irrituese të shoh Camp Noun duke duartrokitur ekipin, përkundër eliminimit. Të tjerët janë mësuar që të kritikojnë edhe nëse kalojnë tutje”, ka shkruar Pique në Twitter.

Pique nuk është hera e parë që përfshihet në një luftë të tillë fjalësh kundër rivalit të përbetuar.

Ai madje ka pasur luftë mediale edhe me Sergio Ramosin, duke u kritikuar e thumbuar ashpër me të.

Rastin që Pique të sqarojë hesapet me Real Madridin do ta ketë qysh të dielën në El Clasicon e madh që zhvillohet në Santiago Bernabeu. 

Image

 

(Kosova Sot)