Manchester City ka gati 296 milionë euro dhe një listë me yje (Foto)

  • 24 April 2017 - 21:16
Manchester City ka gati 296 milionë euro dhe një listë me yje (Foto)

Pas eliminim nga Kupa FA ku pësoi nga Arsenali, Manchester City, ka fillua të mendojë për sezonin e ardhshëm. 

Trajneri Pep Guardiola ka renditur disa emra që të jenë si synim për tu përforcuar.

City është duke luftuar për të kapur një pozitë në top katër për të luajtur në Ligën e Kampionëve.

Nëse e arrijnë këtë qëllim ata do të investojnë 295 milionë euro.

Në vitin e parë të trajnerit te klubit anglez ai harxhoi 213 milionë euro me emra si Leroy Sane, Gabriel Jesus, John Stones, Ilkay Gundogan e Nolito.

City aktual

Aty gjeti edhe yje si Sergio Aguero, David Silva, Kevin De Bruyne dhe Raheem Sterling që pritet të konfirmohen edhe për sezonin e ardhshëm.

Mendohet përforcim për krahun e djathtë pasi në shumë ndeshje luajtën në këtë pozitë Jesus Navas dhe Fernandinho. Pablo Zabaleta dhe Bacary Sagna kanë qëndruar të lënduar. Emrat në listë për këtë pozita janë Kyle Walker dhe Hector Bellerin.

Walker gjatë një aksioni për Tottenham Hotspur ndaj Manchester Cityt në Ligën Premier.

Për krahun e majtë mendohet Benjamin Mendy si zëvendësim i Gael Clichyt.

Në qendër të mbrojtjes pëlqehet Virgil Van Dijk që do të bënte konkurrencë me Stones e Otamendi.

Në mesfushë pëlqehet lojtari i Lyon, Corentin Tolisso.

(Kosova Sot)