Luiza Gega thyen rekordin 28 vjeçar në 10 mijë metra

  • 25 April 2017 - 17:01
Luiza Gega thyen rekordin 28 vjeçar në 10 mijë metra

Luiza ka thyer një rekord të madh në atletikën shqiptare në 10 mijë metra, të vendosur 28 vite më parë.

Përveç sukseseve në arenën ndërkombëtare, atletja Luiza Gega edhe në Shqipëri duket se nuk njeh kundërshtarë, madje ka arritur të thyej edhe një rekord të madh.

Në Kupën e Republikës në atletikë, Luiza Gega thyen rekordin kombëtar për garën 10 mijë metra, duke arritur të përfundoi garën për 33 minuta e 31 sekonda.

Rekordi i mëparshëm në 10 mijë metra ishte vendosur në vitin e largët 1989 nga atletja Anila Meksi. 

(Kosova Sot)