Gjyqtarja e bukur shqiptare drejton takimin Rumani-Izrael (Foto)

  • 25 April 2017 - 17:16
Gjyqtarja e bukur shqiptare drejton takimin Rumani-Izrael (Foto)

Bukuroshja nga Struga, Besa Lleshi, do ta drejtojë ndeshjen e futbollit në konkurrencën e femrave, ndërmjet Rumanisë U-16 e Izraelit U-16.

Kjo ndeshje do të zhvillohet nesër (11.00) në stadiumin ‘Boris Trajkovski’ në Shkup, në kuadër të turneut që organizohet nga asociacioni më i lart i futbollit evropian, UEFA.

Lleshi ndihmohet nga Brankica Krajchevska, Ivana Vukadinova dhe Big Abduli.

Për bukuroshen shqiptare është një sprovë e re ndarja e drejtësisë në një ndeshje të tillë.

Image

 

(Kosova Sot)