Klitschko e ka problem, shikoni 17 nokautet e frikshme të bishës Anthony Joshua (Video)

  • 29 April 2017 - 14:01
Klitschko e ka problem, shikoni 17 nokautet e frikshme të bishës Anthony Joshua (Video)

Wladimir Klitschko do të përballet me fatin e tij të shtunën mbrëma nga ora 23:00 në duelin që zhvillohet në Wembley të Londrës.

Boksieri ukrainas ka punë me 27 vjeçarin britanik i cili deri tash s’ka asnjë humbje në karrierën e tij.

Joshua deri tash të gjitha duelet i ka fituar me nokaut dhe Klitschko paraqet sfidën më të madhe të karrierës për boksierin britanik të jashtëzakonshëm.

Sipas ekspertëve, Joshua pritet ta sulmojë herët Klitschkon.

Deri tash asnjë duel i Joshuas nuk ka zgjatur më shumë se shtatë raunde.

Se Klitschko ka punë të vështirë, mjafton të shikohen dy videot më poshtë, për ata që nuk e njohin bishën e frikshme britanike.

(Kosova Sot)