10 nokautet e çmendura dhe të përgjakshme të njeriut që kërcënoi kampionin e botës (Video)

  • 30 April 2017 - 13:28
10 nokautet e çmendura dhe të përgjakshme të njeriut që kërcënoi kampionin e botës (Video)

Wilder ka kërkuar një “mega meç” kundër Joshuas. Ai regjistron 38 fitore në karrierë, 37 prej tyre me nokaut.
Boksieri Deontay Wilder, ka kërkuar një “mega meç” kundër Anthony Joshuas, pasi që e ka shikuar fitoren dramatike të britanikut për titullin kampion bote kundër Wladimir Klitschko në Wembley.

Kampioni i WBC-së e ka studiuar rivalin e tij jashtë ringut, teksa Joshua i mbijetoi një nokauti në rundin e gjashtë për ta mposhtur Klitschkon me nokaut në rundin e 11-t.

“Gjithçka po shkon sipas planit. Shihemi Anthony Joshua. Mos ji shumë i rehatshëm. Më prit!” ka shkruar ai në rrjetet sociale.

Gjatë karrierës, 31 vjeçari ka zhvilluar 38 ndeshje, që të gjitha fitore, 37 prej tyre me nokaut.

Më poshtë keni 10 nokautet që cilësohen si më të mirat në karrierën e Wilder:

(Kosova Sot)