Ndërroi jetë ish-basketbollisti kosovar

  • 22 May 2017 - 14:53
Ndërroi jetë ish-basketbollisti kosovar

Në moshën 54 vjeçare, vdiç Riza Zeqiri, ish-basketbollisti i disa skuadrave kosovare, njofton Federata e Basketbollit të Kosovës.

Riza Zeqiri hapat e parë të basketbollit i ka filluar në shkollën “Zef Lush Marku” në Shkup për të vazhduar më pas në ekipin e Lirisë së Shkupit.

Me të ardhur në studime në Kosovë ai ka luajtur për Bashkimin e Prizrenit në Ligën e Parë B të ish-Jugosllavisë, pastaj për Universitetin e Prishtinës, kurse një periudhë ka luajtur edhe për Shkëndijën e Tetovës.

Zeqiri i njohur me nofkën “Gricka” pas luftës ka qenë trajner i gjeneratave të reja në skuadrën e Prishtinës, derisa ka qenë edhe asistent në ekipin e Real Universitetit, si dhe një periudhë ka qenë anëtar i Komisionit për Trajnerë.

(Kosova Sot)