Barcelona vendos për Gomesin (Foto)

  • 22 June 2017 - 15:55
Barcelona vendos për Gomesin (Foto)

Andre Gomes do të mbetet në Barcelonë

Trajneri i ri i Barcelonës, Ernesto Valverde nuk dëshiron ta shesë mesfushorin portugez, Andre Gomes.

Sipas të përditshme sportive katallane, Mundo Deportivo, se strategu i ri i gjigantit katalan ka refuzuar tri oferta për reprezentuesin portugez.

Gomes pritej të largohet nga Barcelona gjatë këtij afati kalimtar të verës. Oor, Valverde e ka në plane për sezonin e ardhshëm.

23 vjeçari, i cili ishte transferuar verën e kaluar nga Valencia, ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2021. 

Por, në sezonin e fundi ai ka dështuar t’i tregoj vlerat në Camp Nou.

(Kosova Sot)