Ibraimi dhe lëvizja e tij që e detyroi Montolivon të rrëzohej (Video)

  • 17 August 2017 - 23:05
Ibraimi dhe lëvizja e tij që e detyroi Montolivon të rrëzohej (Video)

Shkëndija pësoi humbje të thellë nga Milani në San Siro, mirëpo skuadra nga Tetova u përpoq të tregonte forcën e vet në fushë kundër ekipit të madh evropian.

Një nga lojtarët që spikati në fushë ishte sulmuesi i ekipit shqiptar, Besart Ibraimi.

Megjithëse se nuk arriti ta gjente rrjetën, ai i pati momentet e tija në këtë takim.

Një prej tyre ishte një lëvizje e bukur para zonës, me ç’rast e detyroi Riccardo Montolivon që të rrëzohej.

Sidoqoftë, Montolivo u tregua më efektiv se kundërshtari i tij shqiptar në këtë ndeshje. Mesfushori italian shënoi dy gola. 

(Kosova Sot)