​Paulinho gëzon tifozët e Barcelonës

  • 17 August 2017 - 23:42
​Paulinho gëzon tifozët e Barcelonës

Paulinho insiston se ai mund të përshtatet shumë mirë në lojën e Barcelonës

Tifozët e Barcelonës kanë qenë kundër transferimit të Paulinhos, i cili u transferua nga Kina për 40 milionë euro.

Ata mendojnë se braziliani nuk mund të përshtatet në stilin e lojës së Barcelonës.

Por, vet lojtari tha se ai mund të përshtatet shumë mirë dhe premton se do të jap gjithçka për të ndihmuar Barcelonën që të fitojë tituj.

“Unë mund të përshtatem në lojën e Barcelonës dhe dua ta dëshmojë këtë. Unë e di stilin e Barcelonës dhe mendoj se mund të luajë këtu”, tha Paulinho për faqen e skuadrës katalunase.  

“Unë do të luaj aty ku ka nevojë dhe do të mundohem të shfrytëzojë mundësitë e mija. Qëllimi im është që të ndihmojë skuadrën të fitojë tituj”.

(Kosova Sot)