Courtois zhgënjen Chelsean: Dua të transferohem te kjo skuadër

  • 07 October 2017 - 14:17
Courtois zhgënjen Chelsean: Dua të transferohem te kjo skuadër

Thibaut Courtois dëshiron që të transferohet në Real Madrid

Portieri belg, Thibaut Courtois ka një lajm të keq për Chelsean dhe tifozët e saj. Ai dëshiron që të largohet nga “Stemford Bridge”, shkruan tabloidi britanik. Daily Mirror.

Sipas këtij tabloidi, reprezentuesi i Belgjikës  nuk e ka ndërmend të rinovojë kontratën me Chelsean, e cila skadon në vitin 2019. 

Ai dëshiron që të transferohet në Real Madrid, e cila skuadër ka shfaqur interesim që ta transferoj gjatë kësaj vere.

Real Madrid është në kërkim të një portieri, pasi nga sezoni i ri nuk llogarit më në Keylor Navasin


(Kosova Sot)