Përleshje fizike mes lojtarëve të Cityt dhe Mourinhos, ky i fundit gjuhet me ujë, qumësht dhe shishe

  • 11 December 2017 - 08:55
Përleshje fizike mes lojtarëve të Cityt dhe Mourinhos, ky i fundit gjuhet me ujë, qumësht dhe shishe

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, është përfshirë në një konfrontim fizik me lojtarët e Manchester Cityt, pasi u kishte shkuar atyre në dhomat e zhveshjes për t’u ankuar se po bënin shumë zhurmë gjatë festimit të fitores në derbin e së dielës, raportojnë mediat angleze.

Daily Mail dhe Daily Telegraph raportojnë se Mourinho u fut në dhomën e zhveshjes së Cityt pas humbjes së Unitedit 1-2 në “Old Trafford”, për shkak se, sipas tij, festimi i zhurmshëm i lojtarëve të Pep Guardiolës tregonte mungesë respekti.

Sipas mediave britanike, Mourinho pati një zënke verbale me portierin e Cityt, Edersonin, para se mbi të të hidhej ujë dhe qumësht dhe të goditej me shishe të plastikes në kokë nga lojtarët e Cityt.

Sigurimit të Unitedit i është dashur të ndërhyjë për ta ndërprerë përleshjen që përfshiu 20 lojtarë dhe anëtarë të stafit nga të dy palët.

(Kosova Sot)