Trajnerët e huaj, ndryshuan apo dështuan?

  • 18 December 2017 - 08:53
Trajnerët e huaj, ndryshuan apo dështuan?

RISITË NË FUTBOLLIN TONË JANË SHUMË TË NEVOJSHME

Katër klube kosovare në vjeshtë patën trajnerë nga jashtë

"Është fakt që këtë herë kemi pasur bukur shumë trajnerë të huaj, dhe është mirë të kemi edhe lojtarë, edhe trajnerë nga jashtë, për ta ngritur futbollin tonë, por assesi nuk duhet të marrim trajnerë ose lojtarë që janë në nivelin e njëjtë me vendorët", ka thënë Plepolli për gazetën "Kosova Sot"
S i kurrë më parë, sivjet elita futbollit të Kosovës sikur ishte e mbipopulluar me trajnerë të huaj. Padyshim ardhja e tyre ngjalli kërshëri, mirëpo, cili ishte ndryshimi që sollën ata? A kishte ngritje të cilë- sisë dhe çfarë të mire i sollën futbollit? Këto pyetje duan kohë për përgjigjeje të saktë. Padyshim, çdo risi është e mirëseardhur në një kampionat, por vetëm atëherë kur bëhet fjalë për risi cilësore. Sipas njohësit të mirë të futbollit të Kosovës, Arsim Plepolli, futbolli ynë ka nevojë për prurje të reja dhe edhe trajnerë, por ata trajnerë që vinë këtu duhet së paku të jenë për një herë më të mirë sesa këta vendorë, ndryshe nuk kemi arsye të sjellim. Trajnerët e huaj duhet pranuar që kanë sjellë disa ndryshime, por jo deri në atë masë sa të vlerësojmë se e kanë ngritur cilë- son. Plepolli befasohet sesi trajnerët që e quajnë vetën profesionistë pranojnë të punojnë pa staf të vetin. Në profesionalizëm gjërat duken ndryshe. 

Kosova ka nevojë për cilësi

"Çdo risi është e mirëseardhur. Është fakt që këtë herë kemi pasur bukur shumë trajner të huaj dhe është mirë të kemi edhe lojtarë nga jashtë për ta ngritur futbollin tonë, por assesi nuk duhet të marrim trajnerë ose lojtarë që janë në nivelin e njëjtë me vendorët. Edhe ne kemi trajnerë shumë të mirë që duhet vlerësuar", ka thënë Plepolli për gazetën "Kosova Sot" i cili assesi nuk mund të pajtohet me mënyrën sesi po funksionojnë këta trajnerë, të cilët para se të pranojnë detyrën duhet ta kenë me vete edhe stafin e tyre e jo atë t'ja përcaktojë dikush tjetër. "Mua më pengon se nuk kemi profesionalizëm. Te ne asnjë trajner nuk e ka stafin e vet. Shkon e merr klubin edhe s'i intereson më shumë. Kjo ndodh ndoshta se konkurrenca është e madhe dhe nuk kanë zgjidhje tjetër, duhet medoemos për të pranuar postin për ta siguruar një vend punë,e që për mendimin tim është gabim", tha Plepolli për gazetën "Kosova Sot", duke shtuar se, përveç kësaj, në shumë klube kemi edhe familjarizim dhe nuk mund të kyçesh nëse nuk ke dike të njohshëm në klub. "Me keqardhje them se kemi edhe familjarizëm. Pra, nëse ke të njohshëm, të bëjnë trajner, po s'i njohe kryesinë, ata as që do të bisedojnë me ty. Kjo për mendimin tim është një lloj amatorizmi, fatkeqësisht", ka thënë për "Kosova Sot", Arsim Plepolli.

Mungojnë futbollistët cilësorë nga jashtë

Pranvera këtë vit pritet të jetë mjaft joshëse, por duket se cilësia aty ku edhe kemi nevojë më së shumti të ndryshojmë, nuk do të lëvizë, kjo pasi klubet po dështojnë të sjellin lojtarë cilësorë nga jashtë. Sipas Plepollit, derisa nuk kemi prurje të lojtarëve të dëshmuar nuk mund të presim ngritje të nivelit të futbollit. "Gjithsesi, edhe futbollistë duhet të sjellim që të kemi një kampionat sa më të fortë. Por, edhe te lojtarët vlen thënia për trajnerë. Pra, duhet të jenë në një nivel më të mirë sesa këta që janë aktualisht në Kosovë, ndryshe nuk mund të ngremë cilësinë. Ne në shumë raste po marrim futbollistë të nivelit më të ulët sesa kemi. Kjo nuk shkon, pra klubet nuk kanë pse të nguten, duhet t'ju japin hapësira edhe lojtarëve të rinj në mënyrë që të kenë mundësi t'i tregojnë vlerat e tyre", ka përfunduar Arsim Plepolli.

(Kosova Sot)