​Messi mposht Ronaldon, lojtari më i mirë i La Ligas

  • 18 December 2017 - 15:45
​Messi mposht Ronaldon, lojtari më i mirë i La Ligas

Leo Messi është shpallur lojtari më i mirë i La Ligas për vitin 2017

E përditshmja spanjolle Marca ka përzgjedhur yllin e Barcelonës, Leo Messi si futbollistin më të mirë të La Ligas për vitin 2017, duke ia dhuruar trofeun Alfredo di Stefano.

Argjentinasi kështu ka mposhtur Cristiano Ronaldon, i cili ka fituar shumicën e trofeve individual dhe kolektiv.

Pas çmimit, Leo Messi tha se është i lumtur, pasi ky çmim është special për të.

“Eshtë çmim shumë special. Ishte shumë mirë që e takova Di Stefanon”, tha Messi pasi mori çmimin.

Ky ishte trofeu i pestë Di Stefano në karrierë që e mori Leo Messi.

Argjentinasi po ashtu mori edhe çmimin e golashënuesit më të mirë, pasi sezonin e kaluar kishte shënuar 37 gola.

(Kosova Sot)