Zyrtare: Agnellit i hiqet ndalimi një vjeçar, i dënohet vetëm pjesa e ultrasve

  • 18 December 2017 - 20:01
Zyrtare: Agnellit i hiqet ndalimi një vjeçar, i dënohet vetëm pjesa e ultrasve

Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli ka pasur një ndalim një vjeçar për shitjen e biletave për ultrasit, por i është hequr, ndërsa pjesa ku qëndrojnë tifozët ultras do të mbyllet për një ndeshje.

Gjykata Federale e Federatës Italiane të Futbollit [FIGC] pranoi pjesërisht apelimin e Juventusit pasi pezullimi i Agnellit është sjellë përpara në datën e sotme.

Megjithatë, 42-vjeçarit italian do t’i kërkohet të paguajë një gjobë prej 100 mijë eurove.

Edhe tribuna ‘SUD’ apo veriore e Stadiumit Allianz, aty kur qëndrojnë tifozët ultras do të mbyllet për ndeshjen e parë të Serie A të Bianconerëve në vitin 2018.

Së fundmi, Zonjës së Vjetër i është dyfishuar gjoba e tyre nga 300 mijë në 600 mijë euro.

Ndeshja në mes të Juventusit dhe Genoas më 21 janar pritet të luhet pa ndihmën e tifozëve bardh e zi në pjesën veriore.

(Kosova Sot)