Aliji mund t’i bashkohet Grasshopperit

  • 20 January 2018 - 13:34
Aliji mund t’i bashkohet Grasshopperit

Mbrojtësi i majtë i Kombëtares shqiptare, Naser Aliji mund të bëhet gjatë këtyre ditëve me skuadër të re.

Pasi nuk është aktivizuar me asnjë skuadër në gjashtë muajt e fundit, Aliji ka filluar stërvitjet me gjigantin zviceran Grasshopper.

24-vjeçari në fund të afatit kalimtar veror ndërpreu kontratë me Kaiserslauternin dhe mbeti lojtar i lirë.

 

Aliji në stërvitje me Grasshopperin

Ai deri më tani nuk ka gjetur asnjë skuadër dhe ka stërvitur me ish-skuadrën e tij Baselin.

Mediat zvicerane kanë shkruar se Aliji tani është në provë tek Grasshopperi.

Trajneri i GC-së, Murat Yakin është duke e shikuar nga afër para se të vendosë nëse do ta ndalë në skuadër ose jo.

Aliji më parë ka luajtur edhe për Baselin dhe Vaduzin në Superligën e Zvicrës.

Shqiptari nga Maqedonia është pjesë e Kombëtares së Shqipërisë që nga viti 2015 ndërsa mori pjesë edhe në Kampionatin Evropian ‘Francë 2016’. 

(Kosova Sot)