Alonso: Sezoni më i vështirë i karrierës, por jam gati për çdo sfidë - Sport - Kosova Sot
Alonso: Sezoni më i vështirë i karrierës, por jam gati për çdo sfidë

Alonso: Sezoni më i vështirë i karrierës, por jam gati për çdo sfidë

Viti që ka nisur është një ndër më ngarkuarit me evente për pilotin spanjoll Fernando Alonso në të gjithë karrierën e tij sportive. Pasi mori pjesë në garën “24 orë të Daytona”, dy herë kampioni i botës në Formula 1 po përgatitet për të nisur sezonin e ri me makinën McLaren, ku do të zhvillojë 21 gara në kampionat. Jo vetëm kaq, por Alonso ka konfirmuar se do të marrë pjesë edhe në 5 gara të “World Endurance Championship (WEC)”. Në një mesazh të bërë publik në faqen e tij zyrtare “Instagram”, piloti spanjoll shprehet se e pret një sezon i ngjeshur dhe se është gati për çdo sfidë.

“Këto kanë qenë disa javë të vështira, të ngarkuara dhe plot aktivitet fizik, një stërvitje e fortë në prag të sezonit të ri në Formula 1. Pas një jave nisin testet e para dimërore dhe do të jem gati për të dhënë në pistë më të mirën, ashtu si gjithnjë. Këtë të premte do të shkoj në fabrikë për të parë nga afër makinën e re McLaren”, u shpreh Fernando Alonso, ndërkohë që makina britanike, që do të quhet “MCL33”, do të prezantohet për fansat më 23 shkurt, në Spanjë. Ditën e hënë, më 26 shkurt, do të nisin testet e para dimërore në Formula 1, në pistën e Montmelo, në Barcelona.

(Kosova Sot)

7 orë e 31 minuta më parë
14/11/18