Xhaka me një supergol e kalon Arsenalin në epërsi (Video)

  • 15 March 2018 - 22:46
Xhaka me një supergol e kalon Arsenalin në epërsi (Video)

Arsenali e ka përmbysur epërsinë e Milanit.

Skuadra angleze pasi kishte barazuar me anë të Dany Welbeck në pjesën e parë tani ka kaluar në epërsi.

Ishte mesfushori shqiptar, Granit Xhaka që ka realizuar për epërsinë e Topçinjve në minutën e 72.

Xhaka goditi fuqishëm nga distanca për të shënuar pasi goditjen e tij nuk arriti ta ndal Donnarumma.

Rezultati momental pas dy ndeshjeve është 4-1 në të mirë të Arsenalit. 

(Kosova Sot)