Juventusi i gatshëm ta paguajë klauzolën e Steven Nzonzit

  • 19 March 2018 - 10:05
Juventusi i gatshëm ta paguajë klauzolën e Steven Nzonzit

Juve e dëshiron Nzonzin dhe është e gatshme të paguajë klauzolën e lojtarit, 30 milionë euro.

“Mundo Deportivo” raporton se Juventusi është duke këmbëngulur për mesfushorin e Sevillas, Steven Nzonzi, dhe është i gatshëm ta paguajë klauzolën e lirimit e që është 30 milionë euro.

29 vjeçari ka vetëm edhe një vit kontratë dhe dëshira e tij është që të shijojë një tjetër aventurë në një tjetër Ligë para se t’i varë atletet, i cili ka zgjuar interesimin e klubeve nga Serie A, Angli, por edhe Spanjë.

Mësohet se Barcelona ka pyetur për Nzonzin, por nuk janë të gatshëm të paguajnë klauzolën e lojtarit, këtë do ta bëjë “Zonja e Vjetër”

(Kosova Sot)