Reali ofron lojtar dhe 150 milionë euro për Salahun

  • 22 March 2018 - 09:24
Reali ofron lojtar dhe 150 milionë euro për Salahun

150 milionë euro dhe kartonin e Lucas Vasquez, kjo është oferta e “Los Blancos” për Salahun.

Sipas asaj që raporton “Diario Gol”, Real Madridi është duke shpresuar se oferta prej 150 milionë euro plus kartoni i Lucas Vasquez, do ta bindin Liverpoolin për të hequr dorë nga anësori i talentuar, Mohamed Salah.

Gjigantët spanjoll do të tentojnë t’i sigurojnë gjatë verës shërbimet e 25 vjeçarit, vlera e të cilit është më shumë se 190 milionë euro dhe për këtë Reali është i gatshëm të heqë dorë nga i ledhatuari i Zinedine Zidane, Vasquez.

Salah ka impresionuar që në sezonin e parë në “Anfield”, duke shënuar 36 gola në 40 paraqitje në të gjitha garat, prej tyre 28 në Premierligë dhe aktualisht është i pari në garën për Këpucën e Artë.

(Kosova Sot)