Favoritët e Kupës së Botës sipas Buffonit

  • 24 March 2018 - 16:55
Favoritët e Kupës së Botës sipas Buffonit

Gianluigi Buffon beson se Argjentina është favorite për ta fituar Kupën e Botës këtë verë në Rusi, bashkë me Brazilin, Gjermaninë dhe Spanjën.

Portieri i Juventusit, po ashtu ka theksuar se Kombëtarja e Italisë, e cila nuk do të marrë pjesë në Kupën e Botës për herë të parë pas 58 viteve, tani është në një fazë rindërtimi.

40-vjeçari bëri disa pritje të mëdha në humbjen 2-0 të Italisë në një ndeshje miqësore kundër Argjentinës mbrëmë në Mançester.

“Duhet t’ia heqim kapelën Argjentinës, pasi mbrëmë ata bënë një performancë të shkëlqyer”, ka thënë Bufon pas ndeshjes.

“Argjentina ka potencial të jashtëzakonshëm, me lojtarë të mëdhenj në sulm dhe me disa mbrojtës shumë të fortë, po ashtu. Ata janë ndër favoritët për ta fituar këtë trofe në verë, bashkë me Brazilin, Gjermaninë dhe Spanjën”, shtoi ai. 

(Kosova Sot)