Dështimi i keq në transferime: Robert Fernandez akuzohet për eliminimin në Ligën e Kampionëve

  • 13 April 2018 - 23:26
Dështimi i keq në transferime: Robert Fernandez akuzohet për eliminimin në Ligën e Kampionëve

Barcelona është eliminuar nga Roma në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Kjo ka bërë që shumëkush të mos e kapërdijë këtë humbje dhe fajtorët po kërkohen në çdo anë.

Robert Fernandez është një nga ata që akuzohet. Kontrata e tij skadon në qershor dhe Josep Maria Bartomeu nuk është i sigurt për rinovimin.

Ai erdhi si sekretar teknik te Barcelona në vitin 2015, por ekipi fitoi menjëherë Ligën e Kampionëve ndaj Juventusit.

Misioni i tij ishte që të ndryshonte ekipin nga largimet e Carles Puyol, Dani Alves, Pedro dhe Xavi.

Fernandez kishte 446 milionë euro për shpenzim.

Dy prej blerjeve të tij dështuan në Romë dhe ata ishin Nelson Semedo dhe Samuel Umtiti.

Lojtarët e rinj

Në sezonin e tij të parë, Fernandez donte blerje të reja. Pas ardhjes së Umtiti me Barcelonën u bashkuan edhe Lucas Digne, Denis Suarez, Paco Alcacer dhe Andre Gomes.

Secili më dështim se tjetri.

Operacioni Dembele

Pas largimit të Neymar, Barcelona u hedh në sulm për blerjet e Marco Verratti, Philippe Coutinho dhe Angel Di Maria, ata nuk u blen.

Por dështuan t’i shesin edhe emra si Arda Turanin dhe Andre Gomes.

Dembele kushtoi mbi 100 milionë euro, por që nuk ka treguar asgjë.

U harxhuan 323.8 milion euro  për blerje si Deulofeu, Semedo, Yerry Mina, Paulinho dhe pastaj edhe Coutinho, duke mos e harruar francezin.

Opsioni Jordi Cruyff  

Nëse bordi refuzon që t’ia zgjatë kontratën Fernandezit, tashmë dihet emat qw mund të jenë zëvendësues.

Monchi, do të ishte kandidati më i mirë, por tani ai është te Roma. Jordi Cruyff është emri më i mundshëm për këtë pozitë.

Barcelona e deshi në sezonin e shkuar por ai ishte nën kontratë me Maccabi Tel Avivin.

Patrick Kluivert  po ashtu është një nga emrat që është përmendur.