Pogba e injoroi, Mourinho e lavdëron

  • 19 April 2018 - 14:55
Pogba e injoroi, Mourinho e lavdëron

Mourinho ka folur vetëm fjalë të mira për Pogban, pavarësisht se e injoroi pas zëvendësimit mbrëmë në sfidën kundër Bournemouth.

Në ndeshjen kundër Bournemouth, ku Manchester Unitedi fitoi 2-0, Paul Pogba u largua nga loja në minutën e 80-të dhe i irrituar nga sfida me WBA-në, që e largoi nga loja në minutën e 58-të, francezi nuk ia zgjati dorën Mourinhos.

Pogba  ka pasur një shtrëngim duarsh me veteranin e klubit, Michael Carrick, dhe ndihmësin e trajnerit portugez, Rui Faria, por jo me Mourinhon, edhe pse ky i fundit pas ndeshjes thuri lëvdata për 25 vjeçarin.

“Ai luajti shumë mirë. Kundër Manchester City bëri paraqitje fantastike sepse shënoi dy gola, por edhe në këtë ndeshje luajti shumë, shumë mirë”, tha Mourinho.

“Nuk jam i mirë me çmimet “Lojtari i Ndeshjes”, sidomos sepse jam trajner i ekipit e jo i një lojtari. Nuk jam fans i këtij çmimi, por Paul Pogba luajti shumë mirë (e meritoi). Sot, ishte shumë, shumë i mirë, kështu që zgjedhje e duhur”.

(Kosova Sot)