Cazorla kthehet pas dy vite e gjysme mungesë

  • 26 April 2018 - 22:28
Cazorla kthehet pas dy vite e gjysme mungesë

Santi Cazorla është parë sot në stërvitje në Emirates para ndeshjes se Europa Ligë në mes të Arsenait dhe Atletico Madridit

Cazorla është jashtë fushe që nga tetori i viti 2016 pasi u lëndua në thembër dhe u desh të bënte 10 operime për t’u rikthyer.

Madje, mjekët në një pikë kishin marrë në konsideratë amputimin e këmbës së tij.

Spanjolli ka kontratë me Arsenalin që i skadon në verë por menaxheri Arsene Wenger ka pranuar më parë se shpreson ta këtë Cazorlan përsëri në skuadër por edhe një ofertë e re për të pritet të bëhet nga klubi nëse ai pranon me luajt përsëri.

“Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe është shumë e tmerrshme ajo çfarë i ka ndodhur, e tmerrshme edhe për Arsenalin po ashtu”, tha Wenger.

(Kosova Sot)