Cristiano, i dashuruar ‘marrëzisht’ në Georginan: “Paqe dhe dashuri”

  • 19 May 2018 - 16:59
Cristiano, i dashuruar ‘marrëzisht’ në Georginan: “Paqe dhe dashuri”

?Duket se atë që se kishte me Irina Shayk, Ronaldo e ka me Georgina Rodríguezin. Paqe, qetësi, dashuri dhe kujdes – ai i merr të gjitha këto nga bukuroshja 23 vjeçare.

Cristiano Ronaldo duket shumë i lumtur me të dashurën, Georgina Rodríguez, me të cilën ka postuar një foto mbrëmë në “Instagram” e që ka marrë pëlqime të shumta.

CR7 dhe bukuroshja 23 vjeçare, Georgina, kanë një fëmijë së bashku, vajzë, Alana Martina, teksa Rodriguez disa herë ka treguar se i konsideron si të saj edhe tre fëmijët tjerë të Cristianos, të lindur nga një nënë surrogate.

Djali i madh, Cristiano Junior, dhe binjakët Eva e Mateo.

“Paqe dhe dashuri”, ka shkruar Roni në foton e postuar në “Instagram”.

CR7 aktualisht është në Villarreal, ku sonte do të zbresë në fushë për herë të parë që nga 6 maji, kur u dëmtua në El Clasico kundër Barcelonës.

Ronaldo sipas Zidanit; “Do të jetë 120 % gati për Liverpoolin”

(Kosova Sot)