Mirabelli tregon objektivat e Milanit gjatë afatit të transferëve

  • 21 May 2018 - 21:21
Mirabelli tregon objektivat e Milanit gjatë afatit të transferëve

“NE do të kërkojmë një mesfushorë, një anësorë dhe një sulmues të madh. Në mbrojtje? Nuk do të këtë lëvizje”

Milan e mposhti dje Fiorentinan më rezultat 5-1 dhe arritën objektivin e tyre për të përfunduar direkt në fazën e grupeve të Europa League.

Sezonin e ardhshëm, sigurisht objektiv i tyre kryesor do të jetë kualifikimi në Ligën e Kampionëve përsëri, me drejtorin sportiv Massimiliano Mirabelli i cili duke folur për MIlan TV ka treguar strategjinë që ata kanë bërë për ta arritur këtë objektiv.

“Ne kemi ide të qarta se çfarë dëshirojmë të bëjmë në verë. Ne kemi zgjidhje të qarta që ta bëjmë Milanin një prej skuadrave më të reja në Itali, por me plot talent. Vitin e kaluar kemi krijuar një bazë, tani ne do të shikojmë për gjëra tjera. Donnarumma? Ne nuk kemi marrë oferta për të dhe ai nuk na ka thënë se dëshiron të largohet. Ne duam ta mbajmë për kohë të gjatë. Nëse dëshiron të largohet, ne do ta shikojmë se ai i plotëson kërkesat tona”, ka thënë ai.

“Transferët e veerës? Ne dëshirojmë që ti japim Gattusson përforcime në të gjitha rerpartet. Ndeshjet parasezonale me ne fillojnë më 9 korrik. Ne kemi ide të qarta se ku duhet të intervenojmë në ekip: një mesfushorë, që do të jetë aq i mirë sa Kessie dhe Bonaventura, një anësorë dhe një sulmues të madh. Kjo do ta rriste cilësinë e skuadrës. Conti do të jetë nënshkrimi i parë i sezonit për ne”.

“Cutrone? Sigurisht që ai do të rri. Kur ne themi për sulm, atëherë Bacca do të shikojë ndryshimet e nevojshme për të ndryshuar dy sulmues por njëri të jetë i madh. Ne nuk mund të luajmë bastore, ne kemi nevojë për të gjitha por duhet bërë këto ndryshime të vogla. Numri i lojtarëve do të varet edhe nga vendimi i UEFA’s. Nuk mendojë që do të këtë ndryshime në mbrojtje. Kur na mungonte Bonucci e kishim Romaghnolin, Zapatan dhe Musacchioon që ja dolën mirë kundër Napolit”, ka thënë në fund të kësaj interviste Mirabelli. 

(Kosova Sot)