Wenger sot i barti plaçkat nga Arsenali

  • 21 May 2018 - 21:27
Wenger sot i barti plaçkat nga Arsenali

Arsene Wenger “e ka pastruar tavolinën e tij të punës” në qendrën stërvitores të Arsenalit derisa është larguar nga London Colney përfundimisht

Ish shefi i Topxhinjve është larguar sot përfundimisht nga klubi derisa Arsenali pritet që së shpejti ta emëroi trajnerin e ri.

E bashkë me Arsene Wenger është larguar edhe ndihmësi i tij Steve Bould për herë të fundit të hënën.

Wenger kaloi në Arsenal 22 vite derisa u largua nga Londra Veriore për herë të fundit këtë të hënë.

Francezi gjatë largimit nga qendra stervitore e Arsenalit ka dhënë edhe disa nënshkrimet për tifozët e tij në një fanellë të bardhë.

Wenger në mendime është munduar ta dhë një buzëqeshje të hidhur për këta tifozë të lumtur.

Përndryshe, edhe kjo ditë ka qenë shumë emocionale për njërin prej trajnerëve më të suksesshëm të skuadrës londineze. 

(Kosova Sot)