Umtiti: Ende nuk ka marrëveshje për kontratë të re me Barcelonën
Mbrojtësi francez pritet që ta ripërtërij kontratën me skuadrën nga Camp Nou e cila do ja rriste pagën dhe klauzolën
Samuel Umtiti ka treguar se “nuk ka lajme” për zgjatje të kontratës nga Barcelona dhe ka refuzuar të flet për thashethemet që e lidhin atë me një kalim në Manchester United.
“Për zgjatjen e kontratës nuk ka lajme. E shikojë telefonin tim por ende nuk ka ndonjë thirrje kështu që asgjë nuk ndodh. Situata ime? Nuk mendoj se do të me shqetësojë shumë sepse do të zgjidhet brenda pak muajve dhe duhet ta përmbylli këtë sezon kështu”, tha Umtiti duke treguar kështu se nuk ka risi në këtë aspekt gjatë një konferencë për media që e mbajti Kombëtarja franceze para ndeshjeve parapërgatitore për në Rusi.
(Kosova Sot)