Hamilton fiton garën për çmimin e madh të Francës, rimerr kryesimin në F1

  • 25 June 2018 - 18:11
Hamilton fiton garën për çmimin e madh të Francës, rimerr kryesimin në F1

Piloti britanik, Lewis Hamilton ka fituar garën për çmimin e madh të Francës.

Hamilton i është kthyer fitoreve në garat në Formula 1.

Britaniku ka pasur kohën më të mirë, duke arritur të lë pas vetes Verstappen me bolidin Red Bull.

Në vendin e tretë në këtë garë ka arritur të dalë piloti i Ferrarit, Kimi Raikkonen.
 

Image

 

“Ndjehem shumë mirënjohës për një fundjavë të solide”.

“Ishte një e diel e bukur. Të diel të lumtur të gjithëve”, ka thënë Hamilton pas garës.

Ndryshe, me këtë fitore britaniku ka marr përsëri kryesimin në F1 duke lënë pas vete gjermanin Sebastian Vettel.