Bayerni dëshiron ta zëvendësojë James Rodriguezin me Leon Goretzkan

  • 18 July 2018 - 10:31
Bayerni dëshiron ta zëvendësojë James Rodriguezin me Leon Goretzkan

Menaxhmenti i Bayern Munich është duke kërkuar një lojtar që do të mund ta zëvendësojë James Rodriguezin.

Ky i fundit pritet të rikthehet te skuadra e Real Madridit pas huazimit njëvjeçar, megjithëse ka të drejt të qëndroj edhe një sezon te kampionët gjerman të Bundesligës.

Por, pas largimit të trajnerit Zinedine Zidane duket se gjërat kanë lëvizur në drejtimin pozitiv dhe lojtari dëshiron të rikthehet te Los Blancos.

Bavarezët këtë boshllëk që do ta lë sulmuesi i krahut dëshirojnë ta mbushin me Leon Goretzkan.

Por, gjermani ka kontratë të vlefshme me skuadrën e Schalke 04 ndërsa në tregun e transferimeve kushton 40 milionë euro.

Ndryshe, Renato dhe Gnarby tashmë janë kthyer prej huazimit dhe kanë shprehur gatishmëri për ta zëvendësuar Jamesin.

Gjithsesi, 27-vjeçari gjatë sezonit të parë me bavarezët ka pasur 23 paraqitjet në të gjitha garat dhe ka shënuar shtatë gola. 

(Kosova Sot)