Dorëzohet Milani, ia cakton çmimin Bonuccit

  • 18 July 2018 - 18:36
Dorëzohet Milani, ia cakton çmimin Bonuccit

Milani është i hapur për ta shitur kapitenin e vet, Leonardo Bonuccin, gjatë kësaj vere, vetëm një ditë pasi e transferoi nga Juventusi, raportojnë mediat italiane.

Gjiganti italian tashmë ia ka caktuar çmimin qendërmbrojtësit dhe, klubi i interesuar për të, Paris Saint-Germain, duhet t’i paguajë 40 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e tij, sepse kaq kërkon Milani.

Kapiteni i kuq e zinjve u transferua në Milan nga Juventusi për 42 milionë euro verën e vitit 2017.

Agjenti i tij, Alessandro Lucci, është takuar me drejtuesit e PSG-së, me Milanin që duhet të shesë lojtarë për ta financuar fushatën e transferimeve të lojtarëve këtë verë.

Calciomercato.com raporton se shitja e Bonuccit është duke u menduar seriozisht nga klubi, i cili tashmë ia ka caktuar çmimin prej 40 milionë eurove.

(Kosova Sot)