Tifozët e Atleticos të zemëruar me Courtoisin, kërkojnë që të hiqet plaka me emrin e portierit në bulevardin e famës në Wanda Metropolitano
Tifozët e Atletico Madridit janë të zemëruar me lëvizjen e Thibaut Courtois në Real Madrid.
Mbështetësit e Atleticos nuk e kanë pritur aspak mirë transferimin e portierit belge te rivali lokal.
Portieri ka kaluar në radhët e kampionit evropian dhe botëror për 40 milionë euro nga Chelsea, pasi kishte shpenzuar më parë tre sezone në formë huazimi te Atletico.
Portieri ka kishte fyer tifozëve e Los Blancos pas suksesit të Atleticos në Copa del Rey në vitin 2013 dhe kjo kishte bërë që të hynte në zemrat e fansave të Atletcios pavarësisht faktit se ishte i huazuar në klubin e tyre.
Por, tani fansat e të kuqebardhëve kërkojnë që të hiqet një pllakë në bulevardin e famës para stadiumit
Wanda Metropolitano, e cila i dedikohet 26-vjeçarit.
Tifozët madje kanë paralajmëruar edhe protesta dhe bojkotim të klubit nëse nuk ndodh një gjë e tillë.
Ndryshe, Courtois do të luftojë për një vend titullarë te Reali së bashku me Keylor Navasin.
(Kosova Sot)